Transmetuar më 07-06-2014, 14:34

Shkodër, 7 qershor 2014, NOA.al- Një terren i pyllëzuar me bimë narkotike të llojit kanabis sativa u zbulua dhe asgjësua nga policia e Shkodrës.

Në vendin e quajtur fshati Mazrek, komuna Gur i Zi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe më pas u asgjësuan me zjarr 470 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Zbulimi i tyre u bë pas kontrolleve të vazhdueshme në terren kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit