
Këngëtari dhe prezantuesi Ardit Gjebrea ka festuar ditën e lindjes mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna. Ai ka qenë në Skrapar një natë më parë, ku bashkë me ambasadorin Arvizu, Kryeparlamentarin Meta dhe shumë miq e të afërt kanë ushtruar sportin e rafting në kanionet e lumit Osum.
Në një foto të postuar nga vetë ai, Gjebrea thotë se kjo është torta e parë e ditëlindjes në jetën e tij, që i është bërë në Berat, ndërsa ndërkohë, është duke festuar në Skrapar. Ai ndihet i lumtur për arritjet e deri më tanishme dhe shprehet se ka motive të forta për të jetuar ende.
“Ja edhe torta, për herë të parë në jetën time një tortë ditëlindjeje e bërë në Berat. Sonte po festoj në Skrapar. E ndiej veten të bekuar për familjen që kam, për miqtë e shtrenjtë që ndaj gëzimet dhe hallet e mija, për kolegët dhe bashkëpunëtorët që djersisim bashkë, për të gjithë ju që më keni dhuruar dashurinë dhe forcën. Motiv i fortë të jetoj akoma!”, është diçitura e fotos të publikuar disa orë më parë nga Gjebrea.
Në i urojmë edhe shumë vite të lumtura e përvjetore të tjera, si ky 51 vjetor, mes miqsh, familjarësh, kolegësg e dashamirësish./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





