Transmetuar më 07-06-2014, 10:08

Prishtinë, 7 qershor 2014, NOA.al- Ditën e sotme, pasi është shpallur heshtja elektorale, Kongresmeni demokrat amerikan, Eliot Engel, është shprehur se zgjedhjet e datës 8 qershor janë një sprovë për Kosovën.
Ai i ka bërë thirrje popullit të Kosovës të jetë pjesëmarrës në mënyrë masive në zgjedhjet parlamentare. Ai është shprehur se beson në zgjedhje të qeta, demokratike, të lira, transparente dhe të drejta.
Sipas tij, një palë zgjedhje të tilla, do të avancojnë demokracinë e Kosovës, dhe do ta shtojnë suksesin e shënuar, përballë sfidave që presin këtë shtet të ri./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





