
Deri më tani kemi parë selfie, belfie dhe shelfie, por aplikacioni më i fundit për të gjithë telefonat smart është krejtësisht i çmendur.
Fotografi i medias sociale, Dan Rubin ka bërë të mundur krijimin e një aplikacioni nëpërmjet të cilit ju mund të bëni një foto të vetes tuaj dhe të vendosni fytyrën e një personi të famshëm.
Në këtë mënyrë, ju do të dukeni si tata duke bërë një selfie. Dan ka mundësuar shumë foto të tilla në Tumblr, duke përfshirë persona të njohur si James Franco e Kim Kardashian.
Duke u prononcuar për BuzzFeed, Dan është shprehur: “Selfiet kanë nisur të bëhen tejet të populluara kështu që më shkoi në mendje të rrisja pak nivelin e këtyre fotove. Më pëlqeu ideja e përdorimit të disa personazheve të njohur dhe kombinimi i tyre me njerëzit e thjeshtë”.
Më poshtë mund të gjeni edhe disa nga fotot e realizuara prej tij. Aplikacioni quhet “Phonies” dhe shumë shpejt do të mundësohet për të gjithë, nëpërmjet shkarkimit pa pagesë në aparatet celulare të teknologjisë smart./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





