
Jemi në prag të nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit dhe shumë prej nesh janë duke nxjerrë nga dollapët veshje e flamuj të ekipeve të zemrës. 57 vjeçari brazilian, Nelson Paviotti nuk e ka këtë problem. Ai është një mbështetës i zjarrtë i kombëtares së tij çdo ditë të vitit, pavarësisht nëse është apo jo vit botërori.
Paviotti kishte vënë bast se nëse Brazili do të fitonte Botërorin në vitin 1994, ai do të vishte nga ai vit e në vazhdim, vetëm ngjyrat e kombëtares. Kështu, prej 20 vitesh ai vishet vetëm me xhaketë të verdhë, pantallona blu ose të bardha, këmishë jeshile ose të bardhë, duke kombinuar mes tyre ngjyrat e kombëtares së Brazilit.
Ai nuk është limuar vetëm tek veshjet. Edh zyra e tij është e dekoruar me mure të verdh, dollapë blu e të bardhë dhe mbi mobilje gjenden stema të shumta të kombëtares së tij të zemrës. Edhe makina e tij, e llojit Maggiolino, është e dekoruar me këto ngjyra dhe ka të pikturuar një flamur të madh. Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, në pjesën më të madhe të herëve, pjatat dhe ushqimet që Nelson konsumon, kanë ngjyrat e skuadrës së zemrës.
Paviotti ka shpjeguar se nuk ka hasur kurrë vështirësi në mbajtjen e premtimit të dhënë, pavarësisht profesionit të avokatit, i cili shpesh mund ta penalizojë, për shkak se pamja e tij duhet të jetë më serioze. Edhe bashkëshortja e tij, e cila nuk ka qenë shumë entuziaste në fillim, tashmë është mësuar me idenë./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





