
Johnny Depp e Amber Heard do të martohen në një ceremoni shumë intime dhe private. Çifti është njohur gjatë setit të “The Rum Diary” dhe kanë nisur të frekuentohen me njëri-tjetrin pasi Deep është ndarë nga aktorja Vanessa Paradise, pas 14 viteve që ishin bashkë.
Me rastin e fejesës, të cilën e kanë shpallur para disa muajsh, çifti ka organizuar një super festë me 100 të ftuar në Carondelet House në Los Angeles, por tashmë kanë zgjedhur të realizojnë një martesë tepër intime.
“Kanë festuar me miqtë e tyre marsin që shkoi dhe ishte me të vërtetë një festë e bukur dhe e madhe, kështu që për dasmën ngelet diçka e qetë”, është shprehur një i afërm i çiftit për US Ëeekly.
Mes të ftuarve në ceremoninë e fejesës, përveç fëmijëve të Deep, Lily-Rose dhe Jack, nënës së tij dhe prindërve të Heard, janë vënë re producenti Jerry Bruckheimer dhe ylli i rrokur, Steven Tyler.
Pavarësisht të gjitha projekteve, me sa duket, çifti nuk e ka aspak me nxitim të shkojë në altar, duke qenë se ende nuk kanë vendosur një datë. 50 vjeçari ka konfirmuar fejesën e tij gjatë promovimit të filmit të fundit, në të cilin ai ka aktruar, “Transcendence”./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





