
Kërkimet shkencore tregojnë se femrat e kangurit mund të kenë edhe deri në tri organe seksuale të të njëjtit lloji (vagina) dhe në mënyrën se si funksionojnë organet e tyre gjenitale, ato mund të mbarsen disa herë.
Gjitarët me xhep, në mesin e të cilëve kangurët janë më të popullarizuar, kanë gjithsej tri vagina. Kjo ishte tema e njërit nga dokumentarët Inside Nature’s Giants, bërë publik nga The Mary Sue.
Dokumentari tregon se si analizohen këto kafshë, për të treguar se si funksionojnë organet e tyre gjenitale. Në njërin nga episodet i përkushtohen femrës së kangurit, ku shpjegojnë se si funksionojnë tri vaginat që ajo ka.
Për shkak të mënyrës se si funksionojnë tri vaginat, femrat e kangurit mund të mbarsen disa herë, ku sapo kanguri i parë i vogël të dalë në këtë botë, fetusi tjetër fillon të zhvillohet./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





