Transmetuar më 06-06-2014, 23:42

Edhe pse prania e tij në fushë, në ndeshjen e parë me Gjermaninë mbetet ende në dyshim, vëmendja e Cristiano Ronaldos është e gjitha te Kupa e Botës.

Në një intervistë, kapiteni i luzitanëve deklaroi se ai ka bindjen e plotë se populli brazilian do ta mbështesë Portugalinë në Botëror.

Përfaqësuesja iberike synon të fitojë për herë të parë në historinë e saj Kupën e Botës pikërisht në Brazil, dhe Ronaldo mezi po pret momentin që të zbresë në fushë.

“Të konkurosh për të fituar Botërorin në një vend si Brazili është diçka fantastike.

Dy vendet janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin pasi flasin të njëjtën gjuhë, kështu që besoj se do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme për ne, madje mendoj se brazilianët do të na mbështesin shumë”.

Gjithsesi Ronaldo e ka të qartë, objektivi primar për Portugalinë është kalimi i fazës së grupeve.

“Sipas mendimit tim, grupi ku bëjmë pjesë ne është më i vështiri i kësaj Kupe. Objektivi ynë është të kalojmë fazën e parë dhe më pas të shohim se çdo të ndodhë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit