Transmetuar më 06-06-2014, 20:27

Për pjesën më të madhe, vera është stina në të cilën ndihemi në formën më të mirë dhe veçanërisht nëse lëkura jonë nis të marrë atë ngjyrë dhe nxirje që dëshirojmë të gjithë.

Por nëse këtë verë nuk ia lejoni dot vetes pushimet në det apo në ambientet tuaja të pëlqyera për tu nxirë, atëherë, më poshtë do të paraqesim tre mënyra shumë efikase për tu nxirë, edhe pa qenë të pranishëm në këto ambiente.

Nuk bëhet fjalë për aplikimin e kremit vetënxirës, i cili përveç se ka një aromë që shumë prej nesh nuk e durojnë dot, shpesh lë shenja të çrregullta në lëkurë, për të mos folur pastaj për kohën që humbni duke e aplikuar apo duke e shpërlarë.

Më poshtë mund të lexoni tre alternativat që ne këshillojmë.

Locioni auto nxirje graduale

Është i përkryer si për të fituar kohë edhe për të marrë ngjyrën e dëshiruar. Falë multi-funksionalitetit, Summerbody është edhe një krem hidratant, i cili mund të zëvendësojë kremrat e zakonshëm që përdorim pas dushit.

Nxirosi i Benefit

Quhet Hoola dhe është një nga produktet e fytyrës më të përdorura në botë deri më tani. Udhëzimet janë shumë të thjeshta. Thjesht aplikojeni në lëkurë dhe rezultati do të jetë, një nxirje si në Karaibe. Nuk ka efekt shkëlqyes apo të shndritshëm.

Kremi i trupit Butter Cream i Soap & Glory

Është një produkt me veti të pabesueshme hidratante dhe butësie, i cili do ta bëjë lëkurën tuaj të shndritshme dhe mjaftueshëm të nxirë. Masazhojeni butësisht në këmbë dhe krahë, pa harruar dekoltenë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit