Transmetuar më 06-06-2014, 19:18

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 7 qershor 2014, që Noa.al sjell për ju. Do të realizoni shuam aktivitete argëtuese gjatë kësaj dite. Do të shikoni me më shumë objektivitet marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe do të përpiqeni t’i forconi edhe më shumë ato. Bëni mirë të zhvilloni disa diskutime me persona të caktuar, por pa e ngritur zërin dhe pa u nervozuar.

Dashi

Dëshira për pavarësi do të jetë në rritje gjatë kësaj dite. Do të ndjeni se pjesëmarrja në aktivitete fitimprurëse do të jetë zgjidhja e situatës tuaj financiare. Bëni mirë të mos i jepni makinës, por të zhvilloni udhëtime në këmbë në natyrë dhe të merrni ajër të pastër.

Demi

Gjatë kësaj dite do të keni dëshirë për të qenë aventurierë dhe të pandërgjegjshëm. Mund të përballeni me situata të papëlqyeshme. Shumë persona mund t’ju kërkojnë llogari për disa veprime të pamatura që keni kryer në të shkuarën. Mundohuni të argëtoheni gjatë orëve të mbrëmjes dhe lini pas krahëve çdo punë.

Binjakët

Iniciativat tuaja do të përfundojnë duke dhënë rezultate të kundërta me ato që ju jeni duke pritur. Rreziku i dështimit është tejet i lartë nëse ju merreni me aktivitete sportive, menaxhim apo biznes. Para se të vendosni të veproni duhet të siguroheni që gjithçka do të shkojë ashtu siç ju dëshironi.

Gaforrja

Ju keni një engjëll mbrojtës të ulur në supin tuaj të majtë dhe një djall të ulur në të djathtë. Duhet të përpiqeni të ndiqni rrugën tuaj, pavarësisht gjendjes konfuze. Shmangni idetë e paqarta dhe mësoni të jeni të organizuar.

Luani

Nuk ka për të qenë një ditë shumë e mirë për ju, pasi do të duhet të nisni çdo gjë nga e para. Mos u nxitoni të nisni një eksperiment, nëse baza teknike nuk ju jep sigurinë maksimale. Projektet e reja të lidhura me edukimin apo transportin nuk këshillohen.

Virgjëresha

E ardhmja do të jetë drithëruese për ju. Vështirësitë e virgjëreshës do të jetë konfuzioni, intoksikimi, nervozizmi, ndryshimi i humorit dhe ndryshimi i shpejtë i planeve/vendimeve.

Peshorja

Nuk është një ditë e keqe për ju, për të treguar pjesën tuaj aktive. Mund të ndesheni me shumë probleme, por në fund gjithçka do të shkojë ashtu siç doni ju. Do të jeni të aftë të ruani pozicionin tuaj edhe në situatat më të vështira.

Akrepi

Do të jeni të aftë të vlerësoni tek të tjerët cilësi si besimi, durimi, përultësia dhe ndjenja e bashkëpunimit. Gjithsesi, gjatë kësaj dite do të ndiheni herë pas here të tunduar nga persona dhe situata. Për disa nga ju, një shoqëri e keqe apo një situatë e padëshiruar do të ndryshojë komplet humorin dhe rrjedhën e ditës.

Shigjetari

Ju do të pranoni disa sfida që do t’ju servilen pa e menduar dy herë, në rast se do të keni ndihmën e nevojshme nga të tjerët. Shumë persona mund të përfitojnë nga sinqeriteti juaj dhe do t’ju provokojnë duke ju ftuar në sfida të ndryshme. Nëse jeni të sigurt se nuk keni armiq, ka ardhur koha të hapni sytë.

Bricjapi

Nëse vlerësoni kohën, emrin dhe shëndetin tuaj, nuk do të keni asnjë nevojë për të bërë asnjë lëvizje. Jeni duke rrezikuar nëpërmjet ekspozimit të tepërt. Dot merrni disa lajme jo të pëlqyera në fushën e biznesit apo në familje. Bëni kujdes.

Ujori

Duke vepruar pa parë pas, herët apo vonë do të merrni rezultatet e duhura, të cilat, me shumë gjasa, mund të jenë pozitive. Mis lejoni që problemet dhe shqetësimet t’ju shkurajojnë. Mbase nuk do të jeni të aftë të shikoni përfitimet e menjëhershme nga punët tuaja, por çdo sakrificë do të shpërblehet.

Peshqit

Personat që janë pranë jush mund t’ju akuzojnë për hipokrizi dhe pafytyrësi gjatë kësaj dite. Vetëm ju do të jeni ata që do të vendosni se sa të drejta janë këto akuza. Yjet rekomandojnë të jeni të sinqertë dhe të drejtë me veten tuaj. Merrni kohën që ju duhet përpara se të veproni dhe shmangni autokritikën./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit