Transmetuar më 06-06-2014, 18:56

Çorovodë, 6 qershor 2014, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, kanë vizituar një biznes fason në Çorovodë, i cili deri në muajin shtator do të rrisë kapacitetin e punonjësve, duke hapur dhe 500 vende të tjera pune. Kjo fabrikë është hapur pak javë më parë në qytetin e Çorovodës dhe ka si aktivitet të saj prodhimin e këpucëve për eksport në të gjithë vendet e rajonit dhe të Europës.

Meta bashkë me investitorin, Nikolin Lleshi e njohën Ambasadorin Arvizu me mënyrën e funksionimit, kapacitetet, fazat e punës të këtij biznesi fason, i cili ka hapur 300 vende të reja pune deri më tani.

Ambasadori vlerësoi këtë investim gjigant në këtë zonë të tillë si Çorovoda. Ai u njoh me kushtet moderne të punës në përputhje me standardet evropiane.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit falënderoi investitorin Nikolin Lleshi dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e fabrikës dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa garantoi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe të kësaj mazhorance për krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për biznesin fason./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit