Transmetuar më 06-06-2014, 18:06

Si pikturon fëmija juaj? Çfarë ngjyrash pëlqen më shumë ai? Sipas grafologes Candida Livatino, e cila pranon se jo për të gjithë fëmijët mund të vlejë ky studim dhe këto përfundime, nëse fëmijët janë dembelë apo të shkathët, mund të dallohet edhe nëpërmjet vizatimeve të tyre.

Ajo shprehet se pasi ka vëzhguar në mënyrë të përditshme vizatimet e disa fëmijëve, ka vënë re se ata që janë më dembelë, pikturojnë në mënyrë të reduktuar, për shkak se lodhen shpejt.

Përgjithësisht portretet e tyre përbëhen nga pak elementë, vetëm ata më të nevojshmit dhe që japin idenë e përgjithshme të pikturës, pa u thelluar në detaje. Ngjyrat nuk janë të gjalla, por të errëta dhe të ftohta.

Ata pikturojnë njerëzit me fytyrën më të madhe se sa trupi, herë pas here mund të jetë në formë katrore dhe gjymtyrë që duken si të ngrirë.

Përgjithësisht ata nuk preferojnë të ndahen nga prindërit dhe mezi presin kthimin në shtëpi. Kjo tregohet edhe nga sjellja e tyre në ambientet shkollore. Janë apatikë, indiferentë dhe të pamotivuar në klasë.

Shoqërimi me të tjerët i vë në ankth ndërsa vëmendja e të tjerëve u shkakton indiferencë./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit