Transmetuar më 06-06-2014, 17:20

Tiranë, 6 qershor 2014, NOA.al- Një tjetër grabitje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në kryeqytet. Pre e grabitjes ka qenë një turiste angleze në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në afërsi të xhamisë së Et’hem Beut. Autori i ka rrëmbyer varësen nga qafa zonjës, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga polica dhe më pas është larguar.

Viktima nuk ka mundur të identifikojë grabitësin por ka bërë kallëzimin në polici. Blutë e kryeqytetit janë vënë në kërkim të grabitësit. Kjo është grabitja e radhës, pasi kujtojmë se jo më larg se dje në mbrëmje, është shënuar një tjetër grabitje në rrugët e kryeqytetit./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit