
Ato shndërroheshin në pengje dhe më pas bënin si të sëmura, në mënyrë që të dashurit apo bashkëshortët e tyre të përfundonin me sukses vjedhjen apo grabitjen e planifikuar bashkë, më parë.
Kanë realizuar në total 31 grabitje dhe një shumë prej 100 mijë eurosh të vjedhura. Karabinierët e provincës Abbiategrasso në Milano të Italisë, të koordinuar nga kapiteni Antonio Bagarolo, kanë arritur t’i pikasin dhe më pas t’i kapin.
Hajdutët ishin 6 dhe silleshin mes tyre si konsumatorë dhe pengmarrës. Pamjet e mëposhtme janë bërë publike nga policia dhe tregojnë bandën e mirëorganizuar e veprimet e tyre.
Fillimisht hynin femrat në dyqane të ndryshme dhe hutonin shitësit. Më pas, futeshin “meshkujt e tyre”, grabitës, të cilët i merrnin peng dhe duke ulëritur e bërtitur, i kërkonin punonjësve paratë apo bizhutë me vlerë.
Femrat e marra peng nga të dashurit dhe bashkëshortët e tyre kërkonin ndihmë dhe shtynin shitëset të jepnin sa më parë shumat e kërkuara, në shkëmbim të tyre. Këto të fundit, nga frika se mos u ndodhte gjë pengjeve, jepnin gjithçka që kërkonin dhe në këtë mënyrë, çdo plan ishte në perfeksion, duke realizuar më së miri grabitjet.
Karabinierët më në fund i kanë pikasur, kanë dalluar teknikën e tyre dhe kanë arritur t’i arrestojnë. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





