


Pas konfliktit të motrës së Beyonce, Solange me Jay-Z, të tjera probleme shfaqen për çiftin e famshëm të këngëtarëve.
Mediat amerikane shkruajnë se ish- këngëtarja e Destiny’s Child, Beyonce, tradhton të shoqin Jay-Z, me të cilin është e lidhur qysh prej vitit 2002 dhe nga martesa mes tyre kanë një vajzë me emrin Blue Ivy.
Mashkulli me të cilin thuhet se Beyonce gjen ngushëllim, është truproja i saj Julius De Boer.
Disa muaj më parë, Jay- Z kishte urdhëruar Julius që të largohej, por Beyonce e kishte kundërshtuar largimin e tij, duke e mbajtur sërish në punë.
Komentet shkojnë më tej duke thënë se kjo do të ishte një hakmarrje e Beyonce, pasi u tradhtua plot tre herë nga i shoqi me tre femra të ndryshme.
Edhe në vitin 2009 Beyonce dhe Julius u fotografuan bashkë duke dalë nga një hotel, ndërsa në buzët e tij u panë shenja buzëkuqi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





