Transmetuar më 06-06-2014, 13:57

Krujë, 6 qershor 2014, NOA.al- Një 54 vjeçar nga Gjormi i Krujës ka përfunduar në prangat e policisë, i dyshuar si autor i një aksidenti.

Myslim Nika gjatë pasdites së djeshme në segmentin rrugor Fushë Krujë- Thumanë, duke drejtuar mjetin autoveturë Volsvagen Polo me targa AA787GD është përplasur me një motoçikletë papaq me targa IPE842 me të cilin udhëtonin dy vajza, 17 vjeçarja B.B., me banim në Kurbin, drejtuese e motoçikletës dhe L.N., 16 vjeçe, banuese në Thumanë.

Si pasojë e përplasjes dy vajzat pësuan dëmtime të shumta, duke u dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur hetimit dhe pas identifikimit kapja e tij u bë e mundur pas disa orësh në Mamurras.

Arrestimi i Nikës u bë për veprat penale “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimit nga vendi i aksidentit”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit