Transmetuar më 06-06-2014, 13:30

Tiranë, 6 qershor 2014, NOA.a- Katër shqiptarë të shpallur në kërkim nga Interpol Roma për krime të rënda, janë ekstraduar drejt Italisë.

Ekstradimi i tyre vjen pas operacioneve të policisë të zhvilluara gjatë muajve janar-shkurt 2014, pasi rezultonin të shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje, vjedhje me armë etj..

Gjatë paradites së sotme u ekstradua Dashamir Nikolla 30 vjeç, nga Durrësi  i cili është shpallur nga Interpol Roma në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Firences, në vitin 2011 e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg (mbeten për të kryer edhe 6 vjet 5 muaj e 8 ditë), për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, Trafik lëndësh narkotike”.

I ekstraduari i dytë është Elton Balliu 34 vjeç, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj tij shtetasi është lëshuar urdhëri i ekzekutimit i vitit 2005, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”, “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe duhet të vuajë dënimin prej 26 vjet burg.

I ekstraduari i tretë është Foti (Fatos) Dashi 49 vjeç, lindur në Radostinë Vadhizë, Fier, i identifikuar si Foti Dashi, person i kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe Schengen. Ndaj tij është lëshuar urdhri i ekzekutimit nga Zyra e Prokurorit të Milanos, më vitin 1998, duhet të vuajë dënimin prej 15 vjet 5 muaj e 17 ditë burg, për skllavërim dhe shfrytëzim prostitucioni.

I ekstraduari i katërt është 37 vjeçari nga Fieri, Elvis Lako. Në ngarkim të tij Gjykata e Napolit në Itali, në vitin 2013 ka marrë masën e sigurisë “arrest në burg” në ngarkim për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit