Transmetuar më 06-06-2014, 12:28

SoftBank Mobile dhe Aldebaran Robotics prezantuan Pepper, robotin e parë “emotiv” i cili është në gjendje që të dallojë gëzimin, befasinë, dyshimin dhe trishtimin te njerëzit.

I gjatë një metër e 20 centimetra, Pepper është projektuar për të jetuar me qeniet njerëzore, por aktualisht po përshëndet klientët në dyqanet e SoftBank Mobile në Japoni.

Kompania ka planifikuar shitjen e tij duke nisur nga muaji shkurt i vitit 2015, me një çmim prej rreth 1400 euro.

Roboti i pazakontë ka kapacitet të veçantë për të kuptuar emocionet e njerëzve, dhe të reagojë ndaj tyre në mënyrë natyrale falë një teknologjie që njeh zërat dhe lëvizjet e trupit. Aktualisht roboti njeh 4500 fjalë në japonisht, madje mund të ngrejë moralin duke bërë shaka, duke kënduar apo kërcyer./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit