








Revista britanike “FHM” ka publikuar klasifikimin e dhjetë femrave më seksi në botë. Në vendin e parë renditet 36 vjeçarja Rachel Stevens, e vlerësuar si femra më e bukur dhe seksi në botë. Rachel Steven është një këngëtare, aktore dhe showgirl angleze, e famshme për pjesëmarrjen e saj në grupin muzikor “S Club 7”, i krijuar nga Simon Fuller, menaxher i “Spice Girls”.
Këngëtarja 44 vjeçare Jennifer Lopez renditet në vendin e dytë si femra më seksi në botë.
Në vendin e tretë falë formave të saj, renditet modelja Kelly Brook.
Këngëtarja Britney Spears renditet në vendin e katërt të klasifikimit.
Cheryl Cole këngëtarja angleze, është vlerësuar si femra e pestë më seksi në botë, për shkak të fizikut perfekt.
Aktorja me ngjyrë Halle Berry, është renditur në vendin e gjashtë në klasifikimin e revistës.
Sharmi dhe eleganca që karakterizojnë aktoren Jennifer Aniston, e kanë renditur në vendin e shtatë.
Ish-tenistja dhe e fejuara e këngëtarit Enrique Iglesias, renditet në vendin e tetë të klasifikimit.
Modelja angleze Keeley Hazell, renditet në vendin e nëntë të klasifikimit.
Në vendin e dhjetë renditet aktorja Jenny McCarthy./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





