Transmetuar më 06-06-2014, 11:18

Një person ka mbetur i plagosur me sende të forta mbrëmjen e së enjtes në Yzberisht të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri mes katër personave në një dyqan.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për mjekim në spital, ndërkohë nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një tentative grabitjeje apo një konflikt i çastit.  Ne foto shikoni pamje nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se efektivë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit