


Sensibilizimi i të rinjve përmes artit ka qenë kryefjala e aktivitetit të djeshëm në Ditën e Botërore të Mjedisit. AMC dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bashkuan në mbështetje të nismës "Ngrini Zërin dhe jo nivelin e ujit" si nismë e shpallur për Ditën Botërore për Mjedisin.
Aktiviteti i organizuar nga Youth Centre Borderless në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, mblodhi dhjetëra të rinj.
Grupi i të rinjve paraqiti një koreografi masive, e cila jepte mesazhe të forta në dobi të mjedisit. Në veshjet e djemve dhe vajzave dalloheshin qartë edhe elementë të bëra me materiale të ricikluara.
Aktivitete të tilla synojnë ndërgjegjësimin e publikut lidhur me ruajtjen e mjedisit, si dhe promovimin e praktikave të mira mjedisore në komunitet.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të cilët përshëndetën këtë organizim për sensibilizimin dhe nxitjen e përfshirjes së të rinjve në mbrojtje të mjedisit.
Përfaqësues të AMC dhe TIA vlerësuan dhe shprehën gatishmërinë për të ndihmuar çdo nismë në favor të çështjeve të mjedisit si cilësi jete.
Ky aktivitet ndërgjegjësues vjen në vijim të angazhimit të gjatë të TIA-s dhe AMC për një mjedis më të pastër e një jetë më të shëndetshme, ndërkohë që nisma AMC Green ka gjetur zbatim në një numër të madh projektesh mjedisore të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e mjedisit dhe është bërë shembull i një kompanie të përgjegjshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





