Transmetuar më 06-06-2014, 09:39

Për të pasur një jetë aktive seksuale, duhen mbajtur parasysh disa këshilla, sa praktike edhe në regjimin ushqimor. Katër prej tyre janë thelbësore:

-Konsumoni rregullisht ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega 3 dhe 6, thelbësore për organizmin dhe elasticitetin. Janë të rëndësishme për lëkurën, përveçse për qelizat, veçanërisht ato në pjesët intime.

-Praktikoni disa ushtrime në pjesën intime, veçanërisht për femrat në mënyrë që të mos humbet tonifikimi dhe të forcohen muskujt.

-Dezintoksikoni përditë organizmin. Ndihmon për të mos qenë të lodhur dhe të dobët si dhe ekuilibron sistemin hormonal. Në këtë pikë këshillohet ngrënia e rregullt dhe e përditshme e frutave dhe perimeve.

-Pini në mënyrë të moderuar, në mënyrë që organizmi të jetë i ekuilibruar dhe i hidratuar. Pini kryesisht lëngje natyrale dhe jo ato me ngjyrues. Këshillohet pirja në mënyrë të rregullt i ujit me limon./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit