Transmetuar më 06-06-2014, 08:44

Femrat të cilat i kanë vithet më të gjera se normalet, kanë prirje për të pasur një jetë më të pasur seksuale dhe me më shumë aventura, krahasuar me femrat me vithe të ngushta.

Është ky zbulimi i një studimi të drejtuar nga Colin A. Hendrie, i Universitetit të Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, ku u analizuan 148 femra me moshë nga 18 deri në 26 vjeç. Që të gjitha kishin patur së paku një partner seksual.

Pasi iu përgjigjën një sërë pyetjesh lidhur me jetën e tyre seksuale dhe shpeshtësinë e raporteve me partnerët e tyre, u konstatua se femrat me vithe të gjera kryenin më shumë raporte seksuale dhe aventura pikante, qoftë edhe me partnerë të rastësishëm, një gjë që nuk ndodhte me femrat me vithe të ngushta.

Studiuesit sqarojnë se këto të dhëna nuk iu referohen preferencave të meshkujve, por sjelljeve të femrave përballë mundësisë për të pasur lidhje, qoftë edhe për një natë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit