
Fushë Krujë, 6 qershor 2014, NOA.al- Një minë antitank është zbuluar në derën e një biznesi në Fushë Krujë.
Nga të dhënat e para siç raporton Noa.al, mina sipër të cilës u gjet dhe një celular, ishte vendosur në derën e një biznesi që merrej me riparim dhe shitje biçikletash, në pronësi të Bashkim Metashit.
Zona përreth ku u gjend mina e pashpërthyer u rrethua nga forcat xheniere, ndërsa nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje.
Mësohet se biznesi në të cilin ishte vendosur mina antitank ndodhet vetëm 60 metra larg rajonit të policisë, ndërsa u zbulua nga një patrullë policie në orët e para të mëngjesit.
Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar detajet e kësaj ngjarje si dhe personat e përfshirë. Pas afro një orë e gjysmë mina e planifikuar me shpërthim të kontrolluar mundi që të çaktivizohej./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





