Transmetuar më 06-06-2014, 08:13

Tiranë, 6 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 6 qershor 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “U fsheh me banane. Kapen 12.5 milionë euro kokainë, u porosit në Fier”.

Tituj të tjerë janë; “Zbardhet ligji i ri për të përndjekurit, 213 emrat e rinj që marrin dëmshpërblimin”.

“Patozi: Deputetët po u hapin rrugë horrave në Kuvend”.

“KLSH: Dëmi për tre muaj në buxhet, 18 milionë dollarë”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Investigimi/ Grevë urie? Hanë si derrat”.

Tituj të tjerë janë; “Operacioni në Malin e Zi, 250 kg kokainë me bananet e Shqipërisë”.

“Dëshmia, lushnjari që paketoi drogën e Divjakës mohon përfshirjen në trafik”.

“Debate në Kuvend, emërimet në administratë, shtyhet komisioni”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Gjadri, SHISH dekonspiron hetimin. Në Mal të Zi kapen 250 kg kokainë nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë. Hetim në Fier”.

Tituj të tjerë janë; “Qeveria shet pyllin e sodës, “La Petrolifera-s”.

“Zbulohet furnizuesi me armë i vrasësit me pagesë”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Porosia 12.5 milionë euro. 250 kg kokainë e fshehur mes bananesh, nga Ekuadori drejt Shqipërisë”.

Tituj të tjerë janë; “Zbulohet furnizuesi me armë i Julian Sinanajt, gjendej në burg për trafik pistoletash”.

“Rama: Do padisim ish-ministra të tjerë, për statusin falënderoj Metën dhe Bregun”.

“Berisha: Trafiku i drogës nga Gjadri, ka filluar në tetor të 2013”.

Gazeta “Koha Jonë” çelet me shkrimin kryesor, “Kush porositi nga Shqipëria 15.5 milionë dollarë kokainë? Policia shqiptare po bashkëpunon me policinë fqinje për të marrë kasetat e filmimit për makinat shqiptare që prisnin në portin malazez”.

Tituj të tjerë janë; “Shezai Rrokaj: Qeveria duhet t’i shohë universitetet si partnerë dhe jo si vasalë”.

“Ministri Panariti: Zaptuesit e pronave publike do largohen”.

“Crown Agents: Në 3 muaj, 350 raste të shmangies së detyrimit doganor”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit