Transmetuar më 06-06-2014, 07:58

Një i vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në Pacific University të Seattle, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viktima është një studente e re, ndërsa së paku tre nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Vrasësi një 26 vjeçar, i cili veproi i vetëm duke hapur zjarr dhe më tej u bllokua nga personeli i Universitetit, ndërsa po mbushte armët e tij.

Nga hetimet e para të policisë autori kishte një objektiv të caktuar dhe jo të qëllonte rastësisht. Njëri nga studentët e sulmoi me një spraj me spec djegës, ndërsa më tej me ndërhyrjen e studentëve të tjerë u bë e mundur që të bllokohej.

Gjithçka ndodhi në ditën e fundit të provimeve e cila ishte gjysmë ditë feste, pasi ishte dita e fundit para nisjes së pushimeve verore.

Vrasësi i armatosur me një pistoletë dhe një pushkë, parkoi makinën e tij para Universitetit dhe më tej hyri në oborr duke nisur të qëllojë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit