
Imazh që do të t’i shkaktonte një infarkt çdo prindi: një vajzë 3 vjeçe, e cila hidhet dhe ngec mbi bordurën e një ballkoni në katin e pestë të pallatit ju jetonte.
Ndodh në Vilja Velha, një vend mbi brigjet orientale të Brazilit, ku paniku mbërtheu kalimtarët e rastit, të cilët panë të voglën në “fije të perit” mes jetës dhe vdekjes.
“Shiko mami”, – dukej se thoshte fëmija, ndërsa e ëma flinte në dhomë, pa e imagjinuar se në çfarë situate ndodhej e bija.
Disa dëshmitarë thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë, të cilët hynë në apartament dhe shpëtuan në kohë fëmijën, para se ajo lojë të përfundonte në tragjedi.
Gjatë gjithë operacionit të shpëtimit, mamaja nuk kuptoi asgjë dhe vazhdonte të flinte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





