
Tiranë, 5 qershor 2014, NOA.al- Një grabitje ka ndodhur disa minuta më parë në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Uzina Dinamo” dhe më saktësisht, në rrugën “Bilal Golemi”.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur për agjencinë Noa.al se dy persona, identiteti i së cilëve nuk dihet, kanë grabitur një grua. Ata kanë qenë në motor në momentin e kryerjes së veprës kriminale dhe i kanë marrë gruas çantën e dorës.
Policia, e cila ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ka shoqëruar gruan në komisariat për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me rrëmbyesit dhe me atë që i është rrëmbyer.
Blutë e kryeqytetit janë vënë në kërkim të autorëve dhe në vijim pritet të japin detaje të hollësishme në lidhje me ngjarjen, duke u bazuar dhe tek dëshmia e viktimës. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





