Transmetuar më 05-06-2014, 21:16

Cindy Jackson është gruaja që ka bërë më shumë operacione plastike në të gjithë botën. Fotot e tregojnë shumë qartë ndryshimin e saj me kalimin e viteve.

“Vajza” është 55 vjeç dhe mban rekordin botëror për numrin më të madh të ndërhyrjeve estetike që ka bërë në fytyrë dhe trup.

Cindy ka kryer plotë 55 operacione plastike me një vlerë totale prej 100 mijë dollarësh. Gjatë një interviste për CBS, Cindy ka pranuar se nuk ka hequr kurrë dorë nga mania për të qenë gjithmonë e re, duke imituar dhe sjellë si model kukullën Barbie.

“Kur isha e vogël e adhuroja kukullën Barbie dhe që atëherë kam menduar të jem pikërisht si ajo”, ka thënë Cindy Jackson. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit