Transmetuar më 05-06-2014, 20:46

Është e pabesueshme se çfarë mund të ndodhë në ato raste kur njeriu bie në dashuri. Nuk vihet më re mosha, ngjyra, gjuha e asnjë element tjetër, i cili mund të ndalojë një marrëdhënie normale në çift.

E tillë është dhe historia e 31vjeçarit, i cili ka zgjedhur një të dashur me diferencë shumë më të madhe se vetja. “Disa preferojnë biondinat dhe disa të tjerë zeshkanet. Unë preferoj zonjat e vjetra”. Kanë qenë këto fjalët e djaloshit 31-vjeçar Kyle Jones, i cili ka bërë publike lidhjen e tij me një të moshuar 91-vjeçare.

Kjo lidhje ka habitur mbarë opinionin publik dhe po komentohet shumë, pasi ky çift ka një diferencë prej 60 vitesh. Djali edhe më përpara ka pasur lidhje me pensionistet dhe të moshuarat, madje i sillte edhe në shtëpi për t’ia prezantuar nënës së tij.

Ai përvojën e tij të parë seksuale e pati me një grua 50 vjeçare, kur ishte 18 vjeç. Kyle Jones ka 5 vjet që është në një lidhje të qëndrueshme me Marjorie McCool, për të cilën thotë se e plotëson atë shpirtërisht. Pavarësisht se ata kanë 60 vjet diferencë me njëri-tjetrin, ata deklarojnë që kanë një jetë seksuale aktive./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit