Transmetuar më 05-06-2014, 20:21

Do të jetë Hasan Lika trajneri i ri i Teutës për sezonin e ri futbollistik 2014-2015, citon Supersport.

Presidenti i djemve të Detit, Edmond Hasanbelliu ka preferuar të rikthejë në krye të skuadrës një trajner me eksperiencë, duke ndërprerë bashkëpunimin me Ilir Biturkun, i cili e mbajti këtë detyrë pas largimit të Roberto Sorrentinos në fund të shkurtit.

Tekniku kavajas ishte në pritje të një sinjali nga presidenca durrsake, që në fund zgjodhi të niste një bashkëpunim të ri me Hasan Likën.

Ish-trajneri i Partizanit është një njohje e vjetër për Teutën, pasi e ka drejtuar formacionin bregdetar në tri periudha të ndryshme pas vitit 2000.

Detyra e 54-vjeçarit është të ndërtojë një grup pretendent për sezonin e ardhshëm, ndonëse për momentin nga skuadra ka patur më së shumti largime.

Xhafaj, Batha dhe Osmani zyrtarisht nuk janë më futbollistë të Teutës, sikurse janë ndërprerë marrëdhëniet me lojtarët që mbërritën me shumë bujë në merkaton e janarit. Ndërsa kërkojnë një eksperiencë jashtë Shqipërisë, Dosti dhe Nika.

Gjithsesi mësohet së bregdetarëve u është bashkuar mbrojtësi Elvis Prenci, i cili u shpall i padëshiruar nga Partizani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit