Transmetuar më 05-06-2014, 17:25

Ka disa sëmundje të cilat janë me të vërtetë të pabesueshme dhe absurde. Herë pas here, ato provokojnë novacione krejt ë paimagjinueshme. I tillë është dhe rasti i 34 vjeçarit Matthew Hogg.

Situata dhe gjendja e tij është me të vërtetë e veçantë dhe e papërsëritshme. S herë që ai ha diçka e cila përmban sheqer apo amidon, stomaku transformon gjithçka në alkool, i cili kalon në gjak dhe bën që djali të jetë në gjendje të dehur vazhdimisht.

Për të gjithë ata që e adhurojnë konsumin e alkoolit, një gjë e tillë mund të jetë si një ëndërr, por për djaloshin, në të vërtetë është një mankth. “Janë të shumta herët në të cilat e gjej veten i dehur, pa prekur as edhe një pije alkoolike. Kjo gjë më ndodh sa herë ha bukë, oriz ose patate”, thotë Matthew në një intervistë.

Sëmundja e tij është diagnostikuar në moshë të rritur. Ajo lidhet me disa mikro-organizma që ndodhen në zorrët e djalit. Për të pasur një jetë normale, djali duhet t’i nënshtrohet një diete të rreptë, e cila do të përbëhet vetëm nga fruta, perime, mish e peshk./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit