Transmetuar më 05-06-2014, 16:59

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër, që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në të gjithë vendin.

Situata termike paraqitet ndryshe duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Europa

Ishujt britanike si edhe vendet skandinave do të jenë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme për pasojë, vranësirat, shirat dhe stuhitë e forta të erës do të jenë dominuese.

Po ashtu, vendosja e një qendre me presion të ulët atmosferik në verilindje të kontinentit do të bëjë që vendet e Lindjes të kenë rrebeshë shiu dhe shkarkesa me rrufe. E njëjta situatë e paqëndrueshme e motit parashikohet për rajonin e Balltikut, zonën e Alpeve ku shirat do të jenë në forme rrebeshi.

Ndërsa, prezenca qendrave me presion të lartë atmosferik do të kushtëzojnë në Europën Jugperëndimore, rajonin e Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit, mot të kthjellët dhe temperatura të larta./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit