Transmetuar më 05-06-2014, 15:09

Në një pulari në Vidor të Italisë, u zbulua një vezë pule me përmasa shumë më të mëdha nga të zakonshmet, madje me një surprizë brenda.

“Gjeta një vezë të çuditshme sepse para së gjithash ishte shumë më e madhe nga të zakonshmet. Peshonte mbi 200 gramë. Mendova se kishte brenda dy të verdha siç mund të ndodhë zakonisht. Por nuk ishte kështu. Sapo e theva mbi një enë, gjeta brenda një tjetër vezë. Mu duk si loja e kukullave ruse”, thotë Armando Tessaro.

Ai shton më tej se atë mëngjes dëgjonte një pulë që kakariste më shumë se zakonisht gjë që çoi në kontrollin në ambientet e saj, kur gjeti vezën- dyshe./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit