


Sa do oreks që mund të ketë një njeri, vështirë se mund të hahet 20 kilogramë ushqim. Kuzhinieri i një restoranti anglez vendosi që të sfidojë klientët e tij, duke përgatitur një hamburger rekord.
Katërmbëdhjetë kilogramë mish, një kilogramë majonezë, një kilogramë e gjysmë djathë, gjysmë kilogramë domate, janë këto përbërësit e hamburgerit gjigant, i cili përmbyllet me bukën e madhe që shërbente si panine dhe mbante përbërësit brenda.
Ky hamburger kap një vlerë prej 160 dollarësh dhe i kuzhinieri i restorantit deklaroi se do e bëjë sërish, në rast se klientët e tij do e kërkojnë.
Hamburgeri gjigant u konsumua nga 12 klientë për një kohë prej afro dy orësh./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





