Transmetuar më 05-06-2014, 13:15

Harrojeni imazhin e Lady Gagës me veshje të çuditshme, paruke dhe sjellje provokuese. Ndryshe nga sa mund të jetë krijuar imazhi për këngëtaren,  për të cilën nuk mund të thuhet se është e bukur, pa tualet dhe në variantin natyral ajo është një femër e hijshme madje edhe e ëmbël.

Gaga ka postuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku shfaqej me flokët e mbledhur dhe pa asnjë grimcë tualeti në fytyrë, e shtrirë në krevatin e saj.

Duke parë këto fotografi kanë qenë të shumta komentet për Stefani Germanotta, emri i vërtetë i Lady Gagës, lidhur me pamjen e saj, duke e preferuar më shumë në variantin natyral./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit