Transmetuar më 05-06-2014, 11:58

Nicki Minaj ka “inauguruar” stinën e verës gjysmë e zhveshur. Këngëtarja është ngjitur në skenën e Summer Jam të New York, gjatë një koncerti të muzikës hip-hop, e veshur me një gjysmë-bluzë rrjetë, poshtë së cilës tregoi gjinjtë e saj thuajse të zhveshur, të mbuluar vetëm me dy yje me të njëjtin shkëlqim si i bluzës.

Minaj është shquar gjithmonë për guximet në veshje, gjë e cila është demonstruar së fundmi edhe nga këngëtarja Rihanna.

Dy këngëtaret e famshme kanë pozuar së fundmi për revistën “V Magazine”, duke lajmëruar se kanë një projekt muzikor së bashku./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit