Transmetuar më 05-06-2014, 10:44

Një ish-hidraulik sllovak ka jetuar për plot dhjetë vjet me një masë tumorale prej thuajse gjashtë kilogramësh në qafë. Por tashmë makthi i tij mund të jetë drejt fundit.

Stefan Zoleik është një pensionist i prekur nga një tumor i rrallë, i cili shkakton rritjen në mënyrë të ndjeshme të qafës dhe faqeve.

Përveç pasojave të rënda në shëndet, kjo sëmundje i shkaktoi edhe një shpërfytyrim të tmerrshëm.

Për plot dhjetë vjet Stefan jetoi me këtë masë prej 6 kilogramësh në qafë, dhe gjendja e tij rrezikonte shumë në rastin e një ndërhyrje kirurgjikale.

Pas mbajtjes nën vëzhgim për një periudhë të gjatë kohe, Stefan mund ti nënshtrohej ndërhyrjes dhe kirurgu Igor Oklahoma, dha dakordësinë për nisjen e procedurave.

Pas pesë orësh në sallën e ndërhyrjes kirurgjikale Zoleik u rikthye në normalitet, falë doktor Oklahoma.

Stefan i kënaqur nga rezultati tha, “Tani mund të filloj të pi birra me miqtë pa u ndjerë në siklet. Më parë të gjithë kthenin kokën dhe më shikonin e qeshnin me mua. Por unë arrita në atë pikë sa që nuk e lëvizja dot kokën”.

Por makthi i tij mund të mos ketë marrë fund, pasi tumori nuk është hequr i gjithi dhe ai mund të ripërtërihet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit