Transmetuar më 05-06-2014, 09:58

Plakja është pjesë e natyrës së çdo qenie njerëzore, por shumë rrallë meshkujt dhe femrat i pranojnë rrudhat e tyre në fytyrë. Përveç kremrave dhe produkteve specifike, ndihma e parë për të shmangur krijimin e tyre varet nga disa sjellje të përditshme.

Duhani është një shkak i njohur që plak lëkurën dhe stimulon shfaqjen e rrudhave, ashtu sikundër edhe ushqimet me në bazë karbohidratet të cilat kanë gjithashtu ndikim negativ në lëkurë.

Por edhe përdorimi i kremit kundër diellit stimulon rrudhat, për shkak se gjatë një shëtitje në ambient të hapur fytyra përballë efekteve të dritës sforcohet, duke bërë që të ç’tendoset tonifikimi i lëkurës i shkaktuar nga kremi.

Gjithashtu alkooli është një armik i padëshiruar i lëkurës, pasi e bënë më të thatë dhe stimulon rrudhat e padëshiruara.

Përtypja e çamçakëzit shton dukshëm krijimin e tyre, ashtu sikundër ngacmimi i puçrrave i cili mund të çojë deri në lënien e shenjave.

Një gjë shumë e mirë që duhet bërë çdo mbrëmje është që të lani fytyrën mirë para se të bini për të fjetur. Nëse flini përmbys dhe me fytyrën mbështetur në jastëk, stimulohet shfaqja e rrudhave. Pozicioni më i mirë është që të flini me kurriz./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit