Transmetuar më 05-06-2014, 08:30

Një shofer autobusi u shkarkua nga puna pasi ai pa dy vajza me prirje lesbike duke u puthur në publik. Autoritetet e transportit në Francën veriore, thanë se e pushuan shoferin si një masë mbrojtëse. Shoferi i autobusit publik u shkarkua pasi iu hodhi ujë sipër dy vajzave lesbike, pasi ishte fyer prej puthjeve të tyre dhe skenave intime që kishin bërë para se të hipnin në autobus.

Incidenti filloi kur shoferi u ndal në një shkollë të mesme për të marrë nxënësit që prisnin të ktheheshin në banesa dhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se vajzat po putheshin. I inatosur nga sjellja e tyre shoferi iu hodhi një shishe me ujë sipër.

Njëra nga vajzat hipi në autobus për të destinacionin e saj, ndërsa pasi u bë ujë, nisi të konfrontohej me shoferin.

Mësohet se shoferi i kishte thënë adoleshentes se ishte kundër lesbikeve dhe homoseksualëve dhe më tej i kishte kërkuar që të zbriste nga autobusi.

Vajza denoncoi incidentin, duke bërë që shoferi të shkarkohet nga puna. Pas kësaj kompania kërkoi menjëherë falje.

“Ky akt nuk mund të tolerohet dhe shoferi i përfshirë në ngjarje u shkarkua menjëherë, si një masë mbrojtëse për imazhin e transportit publik”, shkroi kompania në profilin e saj në Twitter./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit