Transmetuar më 04-06-2014, 23:21

Flamur Hasani u dënua nga gjykata me 25 vite burg nën akuzën se ka vrarë të dashurën. Sot, pas 7 vitesh e gjysmë, ai është liruar, pasi që është gjetur i pafajshëm.

Atij i ishte komunikuar dënimi prej 25 vjetësh. Në vitin 2006, u akuzua se e kishte mbytur në një kovë me ujë të dashurën e tij R.B.

Flamur Hasani ishte akuzuar bashkë me motrën e të dashurës se kishin kryer këtë vepër. Ai thotë se me motrën e të dashurës, i kishin dhënë ndihmë asaj.

Pas kaq vitesh, drejtësia në mungesë të provave, e ka liruar Flamur Hasanin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit