Transmetuar më 04-06-2014, 20:05

Femrat mund ta cilësojnë këtë si marrëveshjen e jetës së tyre. Ato mund të blejnë reçipeta falas, vetëm duke dhënën në këmbim 9 vezë. Një qendër tregtare në Xi’an në Kinë ka ndërmarrë këtë iniciativë të rrallë, në mënyrë që të ndërgjegjësojë femrat për kancerin e gjirit.

Ky lloj promovimi bëri që shumë femra të vinin në qendrën tregtare. Ato mund të zgjidhnin fare lehtë një palë reçipeta për veten e tyre, duke dhënë në këmbim 9 vezë.

Ato (9 vezë) kushtojnë rreth 6 jen, ose rreth 96 cent, pra kjo i bënte reçipetat që ato do të blinin, të ishin ndër më të lirat në të gjithë botën. “Gjithçka u bë për të rritur sensibilizimin dhe marrjen e masave në lidhje me shëndetin e femrave si dhe për tu treguar atyre se të brendshmet, ashtu si çdo gjë tjetër, e kanë një çmim, por shëndeti është gjëja më e çmueshme që mund të kemi”, tha njëri nga organizatorët.

Shumë femra u bënë pjesë e eventit dhe treguan mbështetjen e tyre në këtë kauzë, duke blerë njëkohësisht reçipetat e lira. Rreth 1 mijë vezë u shkëmbyen me reçipeta gjatë fushatës sensibilizuese. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit