
Në periudhën që bota e futbollit zien nga evenimenti më i rëndësishëm, Kupa e Botës në Brazil, nuk mund të anashkalohen temat për një kampion të madh, që do ti mungojë këtij turneu, citon Superspsort.
Zlatan Ibrahimoviç bëhet objekt në intervistën e dhënë nga mbrojtësi dhe kapiteni i Brazilit, Thiago Silva.
Një javë më parë mediat franceze por edhe ato spanjolle vendosën qendërmbrojtësin në merkato, duke nxjerrë si alibi një zënkë me Ibrahimovic.
Tashmë që është zyrtarizuar edhe afrimi i David Luiz, është vetë Thiago Silva që tregon të vërtetën për gjithçka ka ndodhur.
“Gjatë një seance stërvitore, Ibrahimovic dështoi në 5 pasime radhazi dhe nuk iu tha asnjë fjalë. Më pas kur unë gabova një pasim ai më kritikoi. Pati një diskutim gjatë asaj seance stërvitore, por gjithçka u mbyll aty.
Kur u qetësuam, Ibra erdhi dhe më kërkoi falje, duke më thënë që kjo ishte hera e parë që gabonte në jetë.”
Më pas kapiteni i Brazilit që është duke u pregatitur për aventurën e shumëpritur në shtëpi, thekson se ka mësuar se si duhet të reagojë ndaj një futbollisti me karakterin e Zlatan Ibrahimovic.
“Që nga ai moment nuk kam patur më probleme me Ibrahimovic, kemi një marëdhënie shumë të mirë.
Por dua të theksoj, që kur flet Ibra preferoj të mos përgjigjem sepse e di se si mund të reagojë. Është më mirë që në të tilla raste të numërosh deri në 10.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





