
Tiranë, 4 qershor 2014, NOA.al- 5 punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme janë liruar nga detyra ditën e sotme. Burimet e agjencisë Noa.al informojnë se të pestë punonjësit e liruar janë me gradën “Drejtues i Parë”. Ata kanë qenë specialistë në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
Të liruarit janë:
Tonin Vocaj, ish Drejtor i Drejtorisë së Luftës ndaj Krimeve të Rënda dhe ish drejtor i Policisë Tiranë
Arjan Bozhgaj, ish drejtor i Policisë, Qarku Fier
Nikolin Bala, ish Drejtor i Operacionales në Polici
Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Qarkut Vlorë
Astrit Halili, ish Drejtor i Standardeve Profesionale
Zyrtarisht, motivacioni i lirimit të tyre nga detyra mësohet se ka qenë “shkurtim funksioni organik” dhe “pamundësi emërimi në detyrë tjetër”.
Por duket se skema e largimit të tyre ka qenë e planifikuar. Ata u sulmuan fort kur PS ishte në opozitë dhe me ardhjen e qeverisë së re, u larguan në detyrat ku ishin dhe u vendosën në Policinë e Shtetit për disa muaj, si specialistë koordinimi në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka dhënë urdhër që për 5 punonjësit e larguar të ndërpriten marrëdhëniet financiare në datën 1 qershor. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





