Transmetuar më 04-06-2014, 06:05

FBI publikon video që dëshmon përgatitjen e sulmeve, shikoni pamjet filmike më poshtë

Një shqiptar nga Kosova po akuzohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm. Gjykatësit amerikanë kanë pasur rast të shohin një filmim ku Sami Osmankaçi (Osmakac) përgatiste sulmin terrorist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarët e trupit gjykues në gjykimin për terrorizëm në Tampa, dëgjuan prova të tjera kundër të akuzuarit të premten e kaluar.

Ata panë filmime të tij të cilat FBI i kishte regjistruar në fshehtësi.

Osmankaçi, ka nënshtetësi amerikane dhe është i lindur në Kosovë.

Në secilën nga videot ai flet për një komplot terrorist që synonte të merrte jetë njerëzish në Tampa të Floridas. Prokurorët thanë se së pari Sami Osmankaç dhe një person tjetër vendosën pikat ku ata donin të sulmonin.

“Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem”, thoshte Osmankaçi në këtë video pa e ditur se ai që kishte përballë ishte një agjent i infiltruar i FBI-së.

Prokurorët thanë se Osmankaç donte ta bombardonte pub-in MekDinton në jug të Tampas- Hard Rok Kazino- madje edhe urat në vendin e quajtur Bej.

“Të gjithë do të vdesim një ditë. Atëherë pse të mos vdesim në mënyrën islame?”, thoshte ai. Pas kësaj, Osmankaçi mori një dhomë hoteli ku ai i tregonte personit të dytë se si ta përdorte AK-47, granatat dhe atë që Osmankaçi besonte që ishte bombë. Gjykimi i Osmankaçi pritet të zgjasë tri javë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit