





Një oaz i cili të lë pa fjalë dhe luan me sytë e njerëzve. Kështu përshkruhet rezidenca Mirage, e ndërtuar në vitin 2013 nga "Kois associated architects" në ishullin grek të Tinos.
Në çatinë e saj është krijuar një pishinë pa korniza rrethuese, e cila duket sikur fundoset në horizont me detin Egje.
Pishina është e vetmja karakteristikë e dukshme e strukturës, poshtë të cilës ndodhen 198 metra katrorë nga rezidenca.
Për ta bërë edhe më unike godinën, ajo është ndërtuar në brendësi të shkëmbinjve dhe muret e saj janë ngritur me gurët e ishullit.
Godina është ngritur në formë të tillë që të jetë e mbrojtur nga era, por pa kursyer peisazhin përreth./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





