Transmetuar më 04-06-2014, 13:29

Shkodër, 4 Qershor 2014 NOA.al/ Klodiana Kotorri – Disa foto të shkrepura gjatë aktit seksual mes dy djemve kanë rënë në duart e dy të rinjve të cilët i kanë përdorur ato për të vendosur gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, i thanë agjencisë noa.al burime policore lokale. Ata thanë se ditën e sotme arrestuan Aleksandër Ashta, 18 vjeç dhe Armando Vuksani, 19 vjeç me banim në Shkodër.

“Na jep tre mijë euro, ndryshe do të publikojmë fotot e tua duke kryer marrëdhënie seksuale”. Me anë të këtij kërcënimi, Aleksandër Ashta, 18 vjeç dhe Armando Vuksani, 19 vjeç nga Shkodra kanë synuar që t’i marrin një shumë prej 3 mijë eurosh një 23-vjeçari.

Mësohet se ky i fundit është homoseksual dhe pak javë më parë ka bërë seks me një djalë të saponjohur në banesën e tij. Ai e kishte ftuar me pretendimin se kishte një festë private por më pas e ka çuar atë në krevat.

Fotot janë kryer nga partneri i 23-vjeçarit i cili më pas dyshohet se ua ka dorëzuar personave të tjerë. Këto foto kanë rënë në duart e dy të rinjve Ashta dhe Vuskani të cilët i kanë përdorur ato për të përfituar një shumë parash.

23-vjeçari u ka premtuar se do t’u japë 3 milionë lekët me qëllim që fotot të zhduken. Pasi kanë rënë dakord për vendin e dorëzimit të parave, i riu homoseksual lajmëroi policinë e cila u angazhua për kapjen e dy të rinjve gjë e cila u bë e mundur ditën e sotme.

Në momentin e dorëzimit të parave u bë e mundur dhe kapja e dy të rinjve. Policia tha se fotot janë në duart e oficerëve të policisë kriminale si provë materiale. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit