










Përralla e Hirushes nuk ka qenë kurrë kaq e vërtetë. Kate Middleton e Anglisë dhe Letizia Ortiz e Spanjës, janë dy protagonistet e reja të ëndrrës mbretërore.
Njëra vajza e një asistenti fluturimesh dhe tjetra gazetare profesioniste, që të dyja drejt kurorës mbretërore për shkak të martesave të tyre me trashëgimtarët e fronit.
Mirëpo dy mbretëreshat e ardhshme kanë ngjashmëri të dukshme mes tyre, pasi përveç asaj fizike, janë të fiksuara pas linjave, pas veshjeve dhe preferojnë thuajse të njëjtat ngjyra dhe të njëjtin stil veshjesh.
Efekti i Kate ka nisur të ndihet gjerësisht në Angli, ndërsa asaj do ti duhet ende kohë për tu ngjitur në fron. Ndërkohë për Letizia koha ka ardhur dhe ajo dhe bashkëshorti Felipe pritet që së shpejti të jenë sovranët e rinj të Spanjës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





