
Shkodër, 4 qershor 2014, NOA.al- Shantazh mes të miturve me dëm miliona lekë.
Në qytetin e Shkodrës nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një djali 13 vjeçar, me banim në Shkodër, pasi i mituri duke i bërë presion, duke kërcënuar me jetë një bashkëmoshatarin e tij, i ka kërkuar dy milionë lekë të vjetra.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës i thanë Noa.al, se 13 vjeçari nga frika ja ka marrë lekët babait të tij i cili është biznesmen dhe ja ka dhënë shokut të tij.
Mirëpo kjo ngjarje u denoncua në polici nga i dëmtuari dhe babai i tij, duke bërë që uniformat blu të ndalojnë të riun dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale një sasi të lekëve të marra si dhe dy telefona celularë të cilët ishin blerë me pjesën tjetër të parave.
Materialet në ngarkim të 13 vjeçarit i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





