



“Humba shpirtin tim binjak. Bota ime mori fund”. Janë këto fjalët dëshpëruese të Ben Flitcroft, një 34 vjeçari nga Blackpool, në Angli, pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve të tyre në Minorca, i cili i shkaktoi vdekjen bashkëshortes së tij 30 vjeçare, Kay.
Çifti ishte martuar në vitin 2011 dhe kishin vendosur të kalonin disa pushime bashkë dhe ndërsa Ben i lodhur vendosi të kthehej në hotel, Kay qendroi me disa miq të tyre.
Në zgjim, Ben kuptoi se e shoqja nuk ishte dhe dëgjoi disa sirena ambulance në rrugë.
Ai doli me vrap jashtë, duke mësuar se Kay ishte rrëzuar nga një mur me lartësi prej thuajse dhjetë metrash.
34 vjeçari thotë se nuk mund ti harrojë kurrë fjalët e saj të fundit, “Shpirt, të vjen keq nëse rri edhe pak me miqtë. Më puthi dhe ndenji”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





